Flash News

E-TJERA

Grevë 24 orëshe në Greqi, më 9 prill anulohen të gjitha fluturimet

Grevë 24 orëshe në Greqi, më 9 prill anulohen të gjitha

Të gjitha fluturimet nga dhe në drejtim të Greqisë do të anulohen më 9 Prill. Shkak është bërë greva 24 orëshe , e paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi.

Aviacioni Civil ka bërë njoftimin për pasagjerët duke iu kërkuar të kontaktojnë me kompanitë ajrore përkatëse.

“Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar”, njofton Aviacioni Civil.

Të fundit