Flash News

E-TJERA

Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz

Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz

Nuk ka infektime në njerëz nga gripi i shpendëve i konfirmuar në disa ferma të Kasharit në Tiranë, konfirmon ISHP (Instituti i Shëndetit Publik). 

Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvana Bino tha sot, gjatë një prononcimi për mediat se nuk ka asnjë person të infektuar deri më tani nga gripi i shpendëve H5N1.

Personat që kujdesen për shpendët natyrisht janë edhe më të rrezikuarit. Kjo është dhe arsyeja që ISHP së bashku me ekspertë të Shëndetit Publik të Tiranës kanë kryer mbikëqyrje, kanë analizuar çdo lloj sindrome respiratore. Janë marrë mostra, janë testuar njerëzit dhe s’ka rezultuar asnjë i infektuar”, nënvizoi ajo.

Bino tha se mundësia e kalimit të sëmundjes nga shpendët tek njeriut është shumë e ulët. Ajo tha se duhet kryer asgjësimi i shpendëve të infektuar për të mënjanuar çdo mundësi infektimi të njeriut.

Me rishfaqjen e gripit të shpendëve, Bino këshillon qytetarët që vezët dhe mishin e shpendëve ta gatuajnë në temperature të larta. 

Të fundit