Flash News

E-TJERA

Gripi i shpendëve, reagon AKU: Produktet dhe nënproduktet e mishit janë brenda standarteve

Gripi i shpendëve, reagon AKU: Produktet dhe nënproduktet e mishit

Ministria e Bujqësisë konfirmoi dy rastet e para me gripin e shpendëve, pas ngrodhjes së 400 mijë pulave në dy pulari në Durrës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar për situatën duke deklaruar janë marrë të gjitha masat në terren për të ndjekur nga afër dhe për të kontrolluar nëse produktet përmbushin sigurinë ushqimore për konsumatorin.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, u shpreh se monitorimi po vijon prej 5 javësh, ndërsa me konfirmimin e rasteve të gripit të shpendëve po kontrollohen masat e marra nga shërbimi veterinar.

“Prej 5 javësh monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe raportohet lidhur me gjetjet nëpër tregje, dyqane mishi për gjurmueshmërinë, dokumentacionin e rregullt, certifikatat veterinare”, tha Deda.

Drejtoresha u shpreh se nuk është evidentuar asnjë rast problematik duke garantuar konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda stadardeve dhe të verifikuara.

Të fundit