Flash News

E-TJERA

Gripi i shpendëve në Shqipëri, drejtuesja e Autoritetit të Veterinarisë: Nuk përben rrezik për konsumatorët

Gripi i shpendëve në Shqipëri, drejtuesja e Autoritetit të

Një ditë më parë, ministria e Bujqësisë konfirmoi rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri dhe janë konstatuar në tri vatra.

Konkretisht në Dajt, Fushë Krujë dhe në një fshat në Tropojë.  

Drejtorja e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Kika thotë se keto vatra janë izoluar. 

Vlen të theksoj se identifikimi dhe konfirmimi i virusit të shpendëve përbën një pikë finalizimi të një monitorimi që ndërmorëm për izolimin e vetëm tre vatrave deri më tani. Masat janë thelbësore në lidhje me monitorimin, vlerësimin dhe izolimin e rasteve. Deri tani kemi tre raste dhe i kemi izoluar si vatra”, tha ajo në Euroneës Albania.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që produktet shtazore para se t’i konsumojnë do duhet t’i përgatisin në temperatura të lartë, ndërsa shtoi se gripi nuk përbën rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Influenca aviare nuk përbën rrezik për konsumatorin. Nuk konsiderohet një sëmundje, e cila transmetohet me anë të ushqimit. Nuk kemi vend për të aluduar një gjë e tillë, sidomos kur respektohen kushtet higjieno-sanitare në kuzhinën tonë”, tha ajo.

Të fundit