Flash News

E-TJERA

Gripi më i rrezikshëm i shekullit në Shqipëri/ Ish-ministri alarmon: Mutacion super agresiv, shëndetësia në heshtje

Gripi më i rrezikshëm i shekullit në Shqipëri/ Ish-ministri

Një alarm serioz për shëndetin publik është ngritur nga ish-ministri i Bujqësisë dhe politikani Edmond Panariti, i cili paralajmëron se viroza që po qarkullon aktualisht në Shqipëri nuk është grip i zakonshëm stinor, por gripi më i rrezikshëm i këtij shekulli.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Panariti thekson se bëhet fjalë për një mutacion super agresiv të virusit të gripit H3N2, i klasifikuar si nëntipi K, i cili sipas tij konfirmohet edhe nga të dhënat e Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA (CDC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Sipas Panaritit, ky virus prek më rëndë grupet më të ndjeshme, përfshirë:

 të moshuarit
 fëmijët
 gratë shtatzëna
personat me sëmundje kronike
 pacientët që trajtohen me kimioterapi apo rreze

Ish-ministri ngre shqetësimin se, pavarësisht rrezikut të lartë, institucionet shëndetësore nuk kanë ndërmarrë asnjë masë parandaluese, veçanërisht në ambiente të ndjeshme si shkollat, kopshtet dhe spitalet.

REAGIMI I PLOTE

“Ky nuk është grip i zakonshëm por më i rrezikshmi i këtij shekulli! Mos e quani thjesht grip stinor. Ky është deritani gripi më i rrezikshëm i shekullit.

Është mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2,(nëntipi K).

E gjitha kjo sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në Amerikë por edhe të OBSH-se.

Ky virus ultra agresiv, prek më fort të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë ata që trajtohen me kimioterapi dhe rreze!

Heshtje nga Shëndetësia!

Asnjë masë, për shkollat, kopshtet, spitalet.

Asnjë udhëzim, por të gjithë në mëshirë të fatit.

Ndërkaq situata po përshkallëzohet dhe përkeqësohet!”

Të fundit