Flash News

E-TJERA

Gruaja e Majlind Habibit: Viktima nuk më ka ngacmuar, ndihem e kërcënuar

Gruaja e Majlind Habibit: Viktima nuk më ka ngacmuar, ndihem e

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, bashkëshortja e Majlind Habibit, 35-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Branko Shkozës një javë më parë në Durrës, ka mohuar çdo përfshirje të tij në ngjarje dhe ka shprehur shqetësimet e saj për presionet dhe kërcënimet që po përjeton.

Ajo ka hedhur poshtë pretendimin se viktima e kishte ngacmuar, duke thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

Branko nuk më ka ngacmuar asnjëherë, as nuk ka pasur ndonjë lloj kontakti mes nesh. Majlindi ishte shok me të dhe nuk kanë pasur konflikte. Bashkë i afronte vetëm pija,” – u shpreh ajo.

Sipas saj, Majlindi ka dhënë një deklaratë në polici nën presion, duke pretenduar se i ishte kërkuar të pohonte diçka që nuk ishte e vërtetë.

Majlindi më tha se policia i kishte bërë presion dhe ai po dridhej kur deklaroi atë natë. Nuk e ka bërë ai këtë vrasje. Kamerat e punës dhe mesazhet në telefon vërtetojnë se ai ka qenë në punë dhe në shtëpi natën e ngjarjes,” – tha ajo.

Gruaja e Habibit gjithashtu tregoi se është në një gjendje të rënduar psikologjike pas humbjes së një shtatzënie dhe për shkak të situatës ku ndodhet familja e saj.

Djali ynë është shumë i tronditur. Pyet gjithmonë për të atin, dhe unë jam e detyruar t’i gënjej se është larguar jashtë vendit. Ndihem e kërcënuar, më shumë për djalin tim,” – shtoi ajo.

Gruaja kërkon drejtësi për bashkëshortin dhe apelon që organet e hetimit të zbardhin të vërtetën mbi këtë ngjarje të rëndë.

Të fundit