Flash News

E-TJERA

Gruaja e Shpat Kasapit tregon momentet e fundit të këngëtarit: Vdiqe në krahët e mi

Gruaja e Shpat Kasapit tregon momentet e fundit të këngëtarit:

Gruaja e Shpat Kasapit ka treguar momentet e fundit të këngëtarit, ndërsa ai ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Selvije Jao tregon se këngëtari ka ndërruar jetë në krahët e saj.

Postimi

Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…

Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.

Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?

Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?

Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.

Gruaja e Shpat Kasapit tregon momentet e fundit të këngëtarit:

Të fundit