Flash News

E-TJERA

Gruaja humbi jetën 3 orë pas mjekimit, zbardhet dëshmia e shefit të urgjencës në Korçë: Erdhi me dhimbje gjoksi

Gruaja humbi jetën 3 orë pas mjekimit, zbardhet dëshmia e shefit

Është zbardhur dëshmia e shefit të urgjencës për rastin e Albana Saliçe, 51-vjeçares që humbi jetën në Korçë. Mjeku Çelnik Fetallari i ka deklaruar uniformave blu se zonja ka ardhur në urgjencë për të marrë mjekim pasi nuk ndihej mirë.

“Erdhi në urgjencë me dhimbje gjoksi. I bëmë të gjitha kontrollet. I bëmë EKG e zemrës, i doli shumë mirë. S’kishte probleme. Edhe në analizat, doli mirë. Nuk kishim pse ta mbanim në spital pasi u qetësua.”

Mësohet se shefi i urgjencës e ka  mohuar faktin e dhënies të ndonjë injeksioni siç u shpreh bashkëshorti i viktimës. Më konkretisht ai nuk ka folur për asnjë injeksion ose gjilpëre të bërë ndaj viktimës. Dyshimet paraprake për vdekjen e 51-vjeçares lidhen me problemet kardiake, dhe faktin që ajo mund të ketë pësuar infarkt.

Të fundit