Flash News

E-TJERA

Gruaja nga Tirana humb jetën nga Covid-19

Gruaja nga Tirana humb jetën nga Covid-19

Sërish një tjetër humbje jete nga Covid-19  është raportuar sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit ka humbur jetën një qytetare 80 vjeç nga Tirana.

“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 406 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 7 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Fier, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Krujë, Kolonjë.

Janë 220 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 80 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,836 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit