Flash News

E-TJERA

Gruaja qëllon me këpucë të ftuarin, ndërpritet emisioni

Gruaja qëllon me këpucë të ftuarin, ndërpritet emisioni

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në televizionin ATV në Turqi në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku nëna e një vajze të humbur, ka qëlluar me kepucë ndaj personit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e së bijës.

Mësohet se pasi i vdiq bashkëshorti, 18-vjeçarja Gülşen Caymaz shkoi të jetonte pranë nënës së saj me dy fëmijët, por një ditë ajo u zhduk papritur.

Vajza i tha të afërmve që ajo kishte shkuar të takonte të dashurin, një burrë i rritur, i cili ishte thirrur në emision nga nëna të resë që ka humbur.

Në debat e sipër nëna ka qëlluar me këpucë ndaj burrit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e vajzës së saj, për të cilën nuk ka gjurmë që prej 8 vitesh.

Të fundit