Flash News

E-TJERA

Gruas invalide në Lushnje i vodhën 13 milionë lekë në shtëpi, reagon policia

Gruas invalide në Lushnje i vodhën 13 milionë lekë në

Policia e Fierit ka reaguar pasi një grua në karrocë denoncoi në mediat grabitjen e një shume  parash  prej 13 milionë lekësh të vjetra, në banesën e saj.

60-vjeçari ka denoncuar faktin se një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin.

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin.

Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia.

 

Të fundit