Flash News

E-TJERA

'Grumbullime të personave të paautorizuar'/ Celibashi tregon problematikat e procesit zgjedhor, cila bashki ka raportuar më shumë

'Grumbullime të personave të paautorizuar'/ Celibashi tregon

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri me dije të dhënat për procesin e votimit deri në orën 14:30. Ai bëri me dije se në tre qëndra votimi në zonat e thella të Shkodrës procesi i votimit nuk nisi për shkak të kushteve atmosferike dhe konsiderohet i përfunduar.

Sa i përket problematikave të hasura, Celibashi tha se raportimet më të shumta kanë ardhur nga Bashkia e Shkodrës. Pjesa më e madhe e tyre, sipas KQZ-së, lidhet me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit.

Kryekomisioneri tha se në KQZ janë denoncuar raste të personave të paautorizuar në disa qendra votimi, ndërsa shtoi se pas komunikimeve me KZAZ-të, situate është kthyer në normalitet.

“Në 3 QV nga totali nuk ka nisur e nuk ka vazhduar votimi pasi ka kaluar dhe afati prej 5 orësh. Në dy QV ne Shosh dhe një në Pult.

Në këto QV për shkak të pamundësisë së shkuarjes së anëtarëve të komisioneve të QV në vend për shkak të kushteve atmosferike aty votimi konsiderohet i pafilluar dhe i përfunduar.

Përmes sistemit kemi marrë raportime mbi problematika në QV. Janë nga totali i raportimeve 13% problematika lidhen me kamerat e vëshgimit, 73% me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit dhe 15% lidhen me çështje të administrit të zgjedhjeve.

40% të këtyre komunikimeve nga Shkodra, 33% nga Durrësi, 12% nga Lushnje 9% nga Dibër 6% nga Rrogozhinë nga Bashkia Vorë nga komisionet e QV nuk kemi raportime.

Pajisja e identifikimit në 5 QV identifikimi është bërë përmes listës së zgjedhësve të printuar të dëreguar nga KQZ, ne 15 QV është zëvendësuar pajisja e identifikimit elektronim të votuesve.

Verifikime në terren të situatës kemi bërë. Kemi pasur raportime nga përfaqesues të partive politke që ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar rreth QV. Kemi komunikuar me KZAZ-të respektive dhe situata është kthyer në normalitet”, tha ai.

 

Të fundit