Flash News

E-TJERA

Grup me Durim Bamin dhe Doklen/ Kush është Xhelal Rraja? Dyshohet se organizoi vrasjen e ish-deputetit të PS

Grup me Durim Bamin dhe Doklen/ Kush është Xhelal Rraja? Dyshohet se

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, u arrestua sot pasi ishte shpallur në kërkim për përfshirje në grupin e strukturuar kriminal.

Rraja dyshohet se ka qenë organizatori i planit për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka. Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja sipas SPAK ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e Arben Ndokës.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Rraja u shpall në kërkim edhe pas sherrit të dhunshëm në Borizanë mes fisit Rraja dhe fisit Maja, për shkak të një guroreje që ishte në pronësi të Rrajave. Asokohe, Rrajat dhunuan barbarisht me mjete të forta dhe armë dy kushërinjtë, Bilbil dhe Jashar Maja.

Pas dhunës së ushtruar ndaj Majave, Rrahman Rraja dha dorëheqjen nga posti i deputetit socialist.

 

Të fundit