Flash News

E-TJERA

Grupet kriminale në Shqipëri, Hoxha: Vitin e shkuar qarkulluan 12 mld euro në pikat e këmbimit valutor

Grupet kriminale në Shqipëri, Hoxha: Vitin e shkuar qarkulluan 12 mld

Gazetari Artan Hoxha tha se sot krimi i organizuar shqiptar dhe korrupsioni janë shumë prezent.

I ftuar në Opinion, ai tha duke u bazuar edhe në raportet ndërkombëtare, se një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare, rreth 40%, është informale.

Hoxha theksoi se vitin e kaluar janë shkëmbyer vetëm në pikat e këmbimit valutor 12 miliardë Euro.

Vitin e kaluar vetëm në pikat e këmbimit valutor, pra jashtë sistemit bankar janë shkëmbyer 12 miliardë Euro. Ne e dimë sa është buxheti i qeverisë në një vit. Vetëm në pikat [e këmbëmimt valutor] dhe unë nuk besoj që ky 12 miliardëshi është thyer nga turistët sepse kjo do na kishte dhënë një feedback në të gjithë infrastrukturën e mikpritjes së turistëve, hoteleri e të gjitha këto.

Pra janë thyer 12 miliardë Euro në pikat e këmbimit valutor, pra jashtë sistemit bankar. Që sigurisht kemi të bëjmë me një sasi të stërmadhe për kapacitetet që ka Shqipëria sot”, tha Hoxha.

 

Të fundit