Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Grupi i Alibeajt shfrytëzoi mundësinë", VOA: Pse votat e tyre do të jetë e nevojshme për socialistët

Në Shqipëri, parlamenti votoi mesnatën e së enjtes, disa ndyshime në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentat e ish Sigurimit të shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një çertifikatë të mëparshme pasurie, kur për ta, shfaqen informacione të reja.
Ndryshimet morën mbështetjen e 94 deputetëve që ndodheshin në sallë, pa asnjë votë kundër, falë konsensusit të gjetur mes socialistëve dhe deputetëve demokratë në opozitë që mbështesin kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj.
Zanafilla e këtyre ndryshimeve ishte një shkresë që Autoriteti i Dosjeve, i dërgoi parlamentit në fund të muajit korrik, ku bënte të ditur se emri i ish presidentit Ilir Meta “figuron në dokumentat e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit”.
Meta e hodhi poshtë në mënyrë kategorike çdo mundësi që ai të kishte qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Ai akuzoi Autoritetin për manipulim të dosjes, duke ngritur më vonë dhe një padi ndaj këtij institucioni, për të cilën Prokuroria njoftoi pak kohë më parë se nuk përmbante elementë për të rregjistruar një çështje penale.
Në shkresën e tij, Autoriteti propozonte dhe një ndërhyrje ligjore, që të hiqej pengesa për riverifkim të figurave të cilat ishin pajisur më parë me çertifikata pastërtie nga Komisionet Mezini e Bezhani, të cilat zhvilluan aktivitetin e tyre në gjysmën e dytë të viteve ’90. Autoriteti ia kishte propozuar këtë ndryshim parlamentit disa herë të tjera dhe më parë. Por vetëm tani, shumica socialiste vendosi të vepronte me shpejtësi, dukshëm e nxitur nga shfaqja e emrit të ish presidentit Meta. Në 5 vitet e tij në krye të shtetit, marrëdhëniet mes palëve kishin qenë tejet të tensionuara. Dy nisma të socialistëve për shkarkimin e tij rezultuan të pasuksesshme.
Edhe kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në parlament, tha se “ne këtu në këtë proces na solli shtetasi I.M.. Doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej dot vesh kush është ky I.M., a është I.M.-ja që u shkon mendja atyre që u shkon mendja për keq, apo është ndonjë I.M. tjetër dhe shumë thjeshtë u zbulua, apo u kuptua, apo u mor vesh, apo u kujtua që ka një pengesë për shtetasin I.M.. Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh edhe të lehtësohen të gjithë edhe ku ta gjejmë që të marrim një përgjigje lehtësuese dhe jo akoma më rënduese dhe largqoftë të mësojmë që shtetasin I.M. e paskemi pas 30 vjet jo vërdalle, po 30 vjet merre e ngjite ku ka pas vend në gjithë piramidën shtetërore dhe ule aty”, deklaroi zoti Rama.
Pjesa e deputetëve demokratë të udhëhequr nga Alibeaj, të cilët kanë gjithashtu një marrëdhënie përplasjeje me Meta, shfrytëzuan mundësinë për të kërkuar një ndërhyrje më radikale ndaj trashëgimisë së ish Sigurimit të shtetit. Vota e tyre, do të jetë e nevojshme për socialistët, për të kaluar dhe një ndryshim në Kodin Zgjedhor të kërkuar po nga Autoriteti i Dosjeve, që parashikon detyrimin për partitë politike dhe kandidatët në garat për parlament apo dhe pushtetin vendor, që të pajisen më parë me një çertifikatë pasurie nga Autoriteti. Një masë e cila rrezikon ta lerë jashtë posteve dhe institucioneve politike Meta, nëse do të vërtetoheshin dyshimet se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit.
Shumica pranoi dhe votoi në parlament dy amendamente të paraqitura nga Alibeaj, si atë që lidhet me deklasifikimin e dokumentave të ish Sigurimit, ashtu dhe me hapjen e dosjeve, që i jep mundësi çdokujt që të konsultohet në mënyrë të plotë me to, në ndryshim nga ç’ndodh aktualisht ku një pjesë e të dhënave (emrat e personave të përfshirë) ofrohen të mbuluara. Palët gjetën po ashtu dakortësi dhe për disa element të tjerë që i njohin të drejtën Autoritetit të angazhohet dhe në procesin e identifikimit dhe rikuperimit të eshtrave të personave të zhdukur dhe të ekzekutuar, të ketë mundësinë që për sqarimin e rrethanave të një çështjeje të mbledhë deklarata nga palët, dëshmitarët dhe të kërkojë përfshirjen e ekspertëve, apo që ky institucion “të verifikojë propozimet për dhënie dekoratash, tituj nderi, medalje dhe titujt vendorë të nderit, emërtimit të rrugëve, shesheve, hapësirave publike, dhe monumenteve historike kulturore /lapidarëve me data, emra dhe simbole që lidhen me të kaluarën e regjimit komunist”.
Në fjalën e tij në parlament Alibeaj deklaroi se “nuk është thjesht hapja e dosjeve për të parë kush kanë qenë bashkëpunëtorët e Sigurimit, por kush kanë qenë prokurorët politikë, gjyqtarët politikë, ekzekutorët e skuadrave të pushkatimit, ekspertët, ata drejtuesë e gardianë burgjesh të cilët vdekjen e të pafajshmeve e kanë patur bukën e tyre të përditshme. Ky është celësi i parë i një sarkofagu të madh ku është futur i gjithë makthi i shoqërisë por dhe politikës shqiptare. Kush nuk është i kapur, kush nuk ka skelete në dollap, do duhet ta bëjë këtë. Eshtë fillimi, shpresojmë të jetë kështu, i një procesi purifikimi të kësaj shoqërie”.
Por për Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë, forca politike që zëvendësoi siglën e Lëvizjes socialiste për Integrim, sapo zoti Meta la presidencën, ndryshimi i propozuar “është një nismë ad personam, që s’ka lidhje me parimet por thjesht e vetëm një mafiozitet politik”, tha ai duke akuzuar Autoritetin se është vënë në shërbim të interesave të shumicës.
Edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, pjesë e grupimit që mbështet ish kryeministrin Sali Berisha, i cili mungoi në sallë, kundërshtoi ndryshimet e propozuara duke folur për një pazar mes shumicës dhe pjesës tjetër të demokratëve që drejtohen nga zoti Alibeaj. Sipas tij “ne sot nuk po i ndalojmë kriminelët që të marrin funksione. Në ato amendamente nuk ka asgjë për kriminelët e komunizimit. Ne duhet të dënojmë jo krimet, por kriminelët e komunzimit”, tha ai duke këmbëngulur në nevojën e ligjit të lustracionit, një projekt të të cilit ai ka dorëzuar në parlament.
Një propozim për lustracionin është propozuar dhe nga pjesa tjetër e demokratëve së bashku me një projektligj për ndërgjegjësimin e shoqërisë për krimet e komunizmit apo dhe ndalimin e propagandës komuniste.
Nga ana e tyre socialistët, përveç ndërhyrjes në Kodin zgjedhor, që kufizohet te personat e zgjedhur, duket se synojnë po ashtu zgjerimin e rrezes së ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike të personave që rezultojnë si bashkëpunëtorë apo të favorizuar të ish Sigurimit të Shtetit, duke përfshirë të gjithë ata që janë në piramidën e administratës shtetërore, por dhe në organet kushtetuese, apo të krijuara me ligj, deri te gjyqtarët dhe prokurorët./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38