Flash News

E-TJERA

Grupi i Berishës shkon sërish në PD/ Trokasin në derën kryesore, askush nuk ua hap

Grupi i Berishës shkon sërish në PD/ Trokasin në derën

Një grup tjetër anëtarësh të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, mes tyre Aldo Bumçi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri dhe tre kryetarë degësh të Partisë Demokratike në Tiranë kanë shkuar paraditen e sotme në selinë blu.

Dera kryesore ka qenë sërish e mbyllur dhe pavarësisht se Bumçi ka trokitur, askush nuk e hapi. Një ditë më parë në selinë e PD-së shkoi një tjetër grup i komisionit, por të gjitha dyert ishin të mbyllura.

Lidhur me kyçjen e dyerve reagoi dje në një deklaratë për mediat , Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Ai tha se dyert do vazhdojnë të jenë të kyçura për shkak të punimeve që po zhvillohen në selinë blu.

Bardhi shtoi se sikurse ai, nënkryetarët edhe mbështetësit e Berishës duhet të telefonojnë para se të vijnë në PD.  Nga ana tjetër punimet për ta ndryshuar godinën vazhdojnë. Pas ndryshimit të "fytyrës", ku dyer dhe xhama u veshën me letër adeziv që mbante logon e PD, riorganizimi është zhvendosur në brendësi të selisë.

Në media kanë qarkulluar lajme se në korridorin e katit të parë të godinës janë hequr disa foto të mëdha, që paraqesin momente të suksesshme të qeverisë së ish-liderit Sali Berisha, si futja në NATO, apo inaugurime të veprave të rëndësishme.

Gjithashtu thuhet se ambientet e brendshme po lyhen me bojë. Basha po tenton të largojë nga shtëpia e demokratëve çdo gjurmë të Berishës. Ditën e djeshme përfundoi afati i vendosur nga Berisha për Bashën, që ky i fundit të largohet nga zyra.

 

Të fundit