Flash News

E-TJERA

Grupi kriminal në Durrës/ Burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

Grupi kriminal në Durrës/ Burg për Avdylajn, vëllanë e

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për katër persona të arrestuar me urdhër të SPAK, pak ditë më parë në Durrës.

Në burg janë lënë Enea Kume, vëllai i deputetit të PS, Loer Kume dhe Vullnet Muça, vëllai i "Rrumit" të Shijakut.

Në burg është lënë gjithashtu edhe Vlash Brahja dhe Astrit Avdylaj, ndërsa për Edlira Avdylajn është caktuar ndalim i daljes jashtë shtetit. 

Masat e sigurisë:

Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (arrest në burg)
Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (arrest në burg)
Vlash Brahja (arrest në burg)
Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu (në burg për operacionin “Revanshi”) (arrest në burg)
Edlira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit)

Personat e mësipërm akuzohen nga SPAK si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje për hakmarrje dhe falsifikim dokumentesh për përvetësim pronash në zonën bregdetare të Durrësit.

Të fundit