Flash News

E-TJERA

Grupi kriminal trafikonte d*ogë drejt Greqisë, në pranga dy organizatorët në Korçë

Grupi kriminal trafikonte d*ogë drejt Greqisë, në pranga dy

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke çmontuar një rrjet që vepronte në fshatin Polovisht, Maliq, dhe e transportonte drogën drejt Greqisë.

Në pranga kanë rënë L. XH., 45 vjeç, banues në Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, nga Korça, ndërsa janë shpallur në kërkim R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, të dy banues në Korçë. Sipas Policisë, lënda narkotike kultivohej në Polovisht dhe më pas magazinohej në fshatin Voskop, ku kryhej tharja dhe përpunimi përpara transportit jashtë vendit.

Gjatë operacionit, u sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptopë, dron, si dhe kontrata të përdorimit të automjeteve. Në banesën e njërit prej të shpallurve në kërkim u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e mjeteve.

Hetimet kanë zbuluar se ky grup është i përfshirë në të paktën katër raste të mëparshme të trafikimit të drogës, të goditura nga policia, përfshirë kapjen e 6 kg heroinë në PKK Kapështicë në qershor 2025 dhe disa dhjetëra kilogramë kanabis në Korçë, Pogradec dhe Greqi gjatë viteve 2023-2024.

Operacioni vijon për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të fundit