Flash News

E-TJERA

Grupimi "Për PD" kërkon shtyrjen e zgjedhjeve: Nxitimi është i pajustifikuar, cënon garën e ndershme

Grupimi "Për PD" kërkon shtyrjen e zgjedhjeve: Nxitimi
Grupimi "Për PD"

Grupimi "Për PD" i kërkon kryedemokratit Lulzim Basha dhe Kryesisë së PD, që të shtyjë datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Ata argumentojnë se, “Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë, për eleminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar.”.

Grupimi i djathtë dëshiron që kërkesa e tyre të trajtohet me përgjegjësinë e duhur politike dhe institucionale. Ata shtojnë se afrimi i datës së zgjedhjeve cënon garën e ndershm, duke theksuar se caktimi i 13 qershorit nuk bazohet në asnjë nevojë të qenësishme, të kushtëzuar nga zhvillimet politike.

"Ne, pjesëtarët e grupit “Për PD”, në Partinë Demokratike të Shqipërisë, paraqesim këtë Kërkesë, të bindur dhe të përgjegjshëm se mundësimi dhe zhvillimi i një gare zgjedhore të ndershme dhe të besueshme për kryetarin e Partisë Demokratike i shërben, në rradhë të parë dhe sidomos, vetë Partisë, antarëve dhe mbështetësve të saj, por edhe Shqipërisë dhe kombit tonë", thuhet në kërkesën e grupimit "Për PD".

Të djathtët e këtij grupimi kërkojnë largimin e Lulzim Bashës dhe reformimin e partisë, ndaj dhe në kërkesë nënvizojnë përkushtimin e tyre për ta realizuar këtë ndryshim në PD.

Të fundit