Flash News

E-TJERA

Grusht në Yrshek/ Rei Nozlli, djali i agjentit të Komisariatit 2

Grusht në Yrshek/ Rei Nozlli, djali i agjentit të Komisariatit 2

Pas sherrit me grushte në KZAZ 30 në Yrshek është identifikuar edhe personi që ka goditur sekretarin e kësaj KZAZ-je.

 Bëhet fjalë për Rei Nozlli, i cili goditi me grushte kreun e KZAZ-së, teksa numëroheshin votata preferenciale për kandidiatën e PS-së.

Sipas informacioneve, rezulton se 26-vjeçari, është djali i një agjenti të komisariatit Nr.2 në Tiranë, Altin Nozlli.

Po ashtu nga informacionet, Rei Nozlli ka qenë arrestuar për 'armëmbajtje pa leje' në Durrës ku dhe ka qëndruar në paraburgim. Siç duket, fakti që ka ‘pushtet’ dhe njohje brenda Policisë, i ka dhënë ‘të drejtën’ të dalë mbi ligjin, madje këtë e ka treguar edhe këtë të enjte në Yrshek, në KZAZ-në 30, duke goditur sekretarin e saj.

Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

Në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit. Numërimi në këtë KZAZ do të fillojë vetëm pasi të akreditohen numëruesit e rinj.

Të fundit