Flash News

E-TJERA

Grusht policit, arrestohet 31-vjeçari në Gjirokastër

Grusht policit, arrestohet 31-vjeçari në Gjirokastër

Denis Mema, 31 vjeç është arrestuar pasi ka dhunuar, një punonjës policie në Memaliaj

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave, ndërsa i riu do të përballet me akuzën e dhunës për shkak të detyrës.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Denis Mema, 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit