Flash News

E-TJERA

Grushtoi pronarin e lokalit dhe bëri për spital rojen, i riu shqiptar bie në prangat e policisë italiane

Grushtoi pronarin e lokalit dhe bëri për spital rojen, i riu shqiptar
Foto nga vendngjarja

Një 18-vjeçar shqiptar vodhi menaxherin e një lokali për të marrë më shumë alkool dhe më pas sulmoi rojën e sigurisë me grushta dhe goditje në fytyrë, i cili përfundoi në urgjencë me një raport 30-ditor.

Mediat italiane raportojnë, se i riu ishte një djalë vetëm 18 vjeç, së bashku me bashkëmoshatarët e tij, të cilët po konsumonin alkool në bregdetin e Lido di Camaiore.

Ngjarjet ndodhën në agim, në plazhin e Piazza Lemmetti, një vend takimi për shumë të rinj dhe veçanërisht adoleshentë. Djali, i arrestuar për grabitje të rëndë dhe plagosje me shokët e tjerë ende të paidentifikuar, sulmoi nga dera e pasme duke bastisur alkoolin për rreth 1000 euro dhe duke vjedhur të paktën 300 euro.

Kur mbërriti pronari, ai e sulmoi atë, duke e kërcënuar me një shishe të thyer për të marrë më shumë alkool. Në kohën kur vjen roja i sigurisë, i riu e sulmoi dhunshëm  duke e goditur e lënë në tokë të gjakosur, me fraktura në fytyrë dhe pa dhëmb.

Kur mbërriti policia, 18 -vjeçari me origjinë shqiptare, por që banonte në Pistoia - u dërgua në burg në Lucca. Ndërkohë që vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të rinj.

 

Të fundit