Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, sekuestrohet drogë me vlerë 1 mln euro

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, sekuestrohet drogë me

Një operacion i Guardia di Finanza ka vënë në pranga dy shqiptarë për trafikim të lëndëve narkotike. Baza e aktivitetit të tyre përpunues dhe shpërndarës ishte përqëndruar në qytetin e Vinzenza në Itali.

Mediet italiane raportojnë se dy shqiptarëve iu sekuestrua një sasi droge prej 12 kg marijuana e cila kapte vlerën e 1 000 000 euro.

Gjatë hetimeve, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Vicenzës, në orët e para të pasdites së datës 31 mars 2022, u urdhërua ndalimi i një makine me dy persona, e cila nuk iu bind urdhrit duke i shpëtuar patrullës. Kjo e fundit kërkoi përforcime duke neutralizuar dhe kapur në arrati drejtuesin e mjetit. Në brendësi të makinës u gjet një sasi prej 12 kg lëndë narkotike marijuana.

Nga kontrolli në banesën ku jetonin dy shqiptarët, policia gjeti dhe sekuestroi 7 kg kokainë dhe 1 kg marihuanë, material për paketimin e drogës, lëndë prerëse, hekura hobe, pajisje ambalazhi me vakum dhe para, të fshehura mirë në disa vende në shtëpi me para të gatshme për gjithsej 14.000 euro dhe 4.000 franga zvicerane.

Gjatë kontrollit u gjet edhe një pistoletë Beretta model 84/F, e kompletuar me karikator dhe 12 municione të kalibrit 9X17, armë, nga hetimet e mëvonshme të së cilës mund të konstatohej se rezultonte e vjedhur në Vicenza.

Të dy shtetasit shqiptarë të arrestuar ndodhen në burgun e Vicenzës.

Të fundit