Flash News

E-TJERA

Gushti mbyllet pa surpriza, termometri mbetet në vlera maksimale; dy qytetet ku do dominojë i nxehti

Gushti mbyllet pa surpriza, termometri mbetet në vlera maksimale; dy

Vala e të nxehtit do të na shoqërojë deri në fund të muajit gusht. Temperaturat vijojnë të mbeten të larta edhe për 2 javorin e fundit të muajit, duke mos prishur planet për të gjithë ata që kanë vendosur të freskohen në bregdet.

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje direkte për ABC News, tha se për pjesën e mbetur të muajit gusht temperaturat nuk do të sjellin surpriza, përveç 2-3 ditëve pas datës 17 ku pritet një rënie e lehtë e tyre.

“Pas datës 17 presim një 2-3 ditësh që do të sjellë një rënie të vlerave termike, por 10 ditët e fundit të muajit gusht sërish do të kemi temperatura të larta. Maksimumi mbetet në vlerat 38 gradë Celsius në qarqet e Beratit dhe të Elbasani”, njoftoi meteorologu.

Në vendet bregdetare temperaturat do të pësojnë luhatje, por duke mbetur në vlera maksimale. Ndërsa veriu i vendit do të ketë reshje të pakta shiu.

“Në zonat bregdetare pritet që maksimumet të luhaten nga 35-36 gradë Celsius. Në zonat malore pritet që termometri të mos ngrihet më shumë se 34 gradë Celsius. Përjashtim bën Kukësi", shtoi Osmani.

 

Të fundit