Flash News

E-TJERA

"Gushti muaji i hapur i vaksinimit masiv +18 vjeç", Manastirliu: Studentët të vaksinohen para vitit akademik

"Gushti muaji i hapur i vaksinimit masiv +18 vjeç",

Gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv për të gjithë qytetarët +18 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, gjatë një vizite në qendrën shëndetësore nr. 1 në Tiranë.

Manastirliu tha se gushti do të konsiderohet si muaji i "sulmit", ndaj fton të gjithë qytetarët +18 vjeç të paraqiten në çdo qendër shëndetësore apo pikë vaksinimi për të bërë vaksinën.

"Ne kemi vendosur që muaji gusht të jetë një muaj i hapur për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar. Do të jetë një muaj që ne do ta konsiderojmë muaj sulmi, për të vaksinuar qytetarët e grupmoshës +18 vjeç”, tha Manastirliu.

Njëkohësisht ministrja i ka bërë thirrje të gjithë studentëve të vaksiniohen përpara fillimit të vitit të ri akademik, i cili do t'i përballë me kontakte të reja dhe grumbullime të pashmangshme.

“Eshtë e rëndësishme një thirrje për studentët, për t’u vaksinuar sepse shtatori, tetori, fillimi i shkollës sigurisht që do të na përballë me rritjen e kontakteve, me ato grumbullime të cilat ndonjëherë janë të pashmangshme, por nëse jemi të vaksinaur të paktën kemi të garantuar që shmangim komplikacionet dhe format e rënda të sëmundjes dhe sigurisht edhe fatalitetet”, u shpreh ministrja.

Të fundit