Flash News

E-TJERA

Guvernatori Sejko ngre alarmin për presionet ndaj pavarësisë së Bankës së Shqipërisë

Guvernatori Sejko ngre alarmin për presionet ndaj pavarësisë

Gjatë raportimit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka ngritur shqetësimin për presionet e vazhdueshme me të cilat është përballur institucioni që ai drejton gjatë dy viteve të fundit.
Sejko theksoi se këto presione kanë ndikuar ndjeshëm në ushtrimin e funksioneve kushtetuese të Bankës së Shqipërisë, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë e saj institucionale.
“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë shpesh herë vihet në rrezik nga kërkesa për llogari që tejkalojnë kompetencat tona. Kjo përbën një cenim të drejtpërdrejtë të pavarësisë institucionale. Gjatë dy viteve të fundit e kam ndjerë këtë presion në mënyrë të theksuar, por nuk dua të hyj në detaje,” u shpreh Sejko.

Ai shtoi se për shkak të këtij presioni, Banka nuk ka pasur lirinë e nevojshme për të përmbushur detyrat e saj në mënyrë të pavarur dhe efektive.
 

Të fundit