Flash News

E-TJERA

Guxholli: Ekonomia në 2022 e çoi varfërinë në palcë, kriza botërore u përdor si justifikim nga qeveria

Guxholli: Ekonomia në 2022 e çoi varfërinë në

Akademikja Zana Guxholli ka folur për situatën ekonomike shqiptare në gjatë 2022-shit.

E ftuar në emisionin “Open” në News24, ajo tha se kriza ekonomike botërore ishte një justifikim i përdorur nga qeveria duke e lidhur me tërmetin e 26 nëntorit më 2019 dhe periudhën e Covid-19, teksa ka shtuar se shqiptarët janë në varfëri dhe çdo goditje e jashtme transformohet akoma më e madhe në Shqipëri.

“Justifikimi që qeveria përdori ishte kriza ekonomike botërore, që në fakt fatkeqësisht është dhe për ne ishte më e  rëndë pasi jemi përballur me Pandeminë dhe tërmetin.

Ekonomia shqiptare ka kohë që është në krizë. Në një artikull “The Guardian” me ironi ka thënë se i vetmi vend që nuk e pati aq të lartë inflacionin ku ekonomia e kanabisin e mbajti stabël. Treguesit ekonomik i kemi parë dhe nga mediat e tjera ndërkombëtare. Ata thonë se shqiptarët janë në varfëri dhe çdo goditje botërore përkthehet si një më e madhe në Shqipëri. Rogat janë 30000-35000lrkë rrogë, një shoqëri e varfër kur tërë këto goditje kthehen në varfëri.

2022 e çoi varfërinë në palcë. Rritja  çmimeve goditi konsumin, rrogat pothuaj të ngrira nuk e neutralizojnë dot inflacionin. Ata që marrin ndihmë ekonomike e dimë sa marrim. Nuk kemi asnjë minimum jetik”, u shpreh Guxholli.

 

Të fundit