Flash News

E-TJERA

Hajdari flet për herë të fundit në Kuvend, thirrje kolegëve: Mos shikoni më partitë, çlirojeni vendin nga ky mallkim 30 vjeçar

Hajdari flet për herë të fundit në Kuvend, thirrje
Deputetja Rudina Hajdari

Në fjalimin e fundit në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari iu bëri thirrje kolegëve dhe të gjithë politikanëve që të t'ju japin shqiptarëve atë që meritojnë dhe ta çlirojnë vendin nga "mallkimi" 30 vjeçar.

Ajo deklaroi se është koha për rëflektim dhe theksoi se vendi ka nevojë për më shumë demokraci e fuqi në vendimmarrje. Hajdari u shpreh se modeli i këtyre viteve duhet të ndryshojë, ndërsa nënvizoi se Shqipëria ka shumë potencial për zhvillim.

Ajo kandidoi nën siglën e Nismës Thurja në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Elbasanit, por nuk arriti ta fitonte mandatin e deputetes.

"Ne duhet të bëjmë një reflektim, Shqipëria ke nevojë për më shumë demokraci, për më shumë fuqi në vendimmarrje. Sot është e kundërta, modeli i suksesit që sot ecën përpara është horri me makinën e shtrenjtë, apo modeli i servilizmit, më i përbuzur që shqiptarët nuk duhet ta përfaqësojnë.

Ne duhet të shkojmë përtej këtyre modeleve të mbrapshta që vijnë në këtë sallë për të përfituar nga taksat dhe nuk bëjnë asgjë për vendin. Kemi 30 vite me këta njerëz që e kanë çuar Shqipërinë në këtë maskaradë ku nuk bëhet asgjë për përparimin.

Sot është një thirrje e sinqertë, çlirojeni vendin nga ky mallkim 30 vjeçar dhe jepini shqiptarëve atë që i meriton duke ia lënë atyre në dorë që të zgjedhin deputetët. I kemi të gjitha potencialet për ta zhvilluar këtë vend dhe zhvillimi duhet të ecë përpara.

Mos shikoni më partitë, por vendosni vendin në vend të parë dhe jepini shqiptarëve demokracinë e munguar. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, të majtë e të djathtë e të kujdesemi që vendi të ecë përpara dhe jo partia, të dalim nga tuneli i tejzgjatur i tranzicionit", tha Hajdari.

 

Të fundit