Flash News

E-TJERA

Hajdari flet për rolin e SHBA në krijimin e partisë së re: Kim ka kuriozitet për ecurinë time në politikë

Hajdari flet për rolin e SHBA në krijimin e partisë së re:
Deputetja Rudina Hajdari duke folur në Report tv

Deputetja Rudina Hajdari thotë se ka marrëdhënie të mira me ambasadën amerikane në Tiranë dhe diplomaten Yuri Kim.

Në një intervistë në ‘report tv’, Hajdari u pyet mbi rolin që ka patur ambasada e SHBA në krijimin e partisë ‘Nisma Thurje’. Ajo thotë se ambasadorja amerikane dhe diplomatë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë e saj në politikë, ndërsa thekson se ka dy avantazhe në krahasim me politikanë e parti të reja në vend.

“Nuk mund ta fsheh faktin se kam marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadën amerikane dhe me ambasadat e tjera. Vjen si pasojë e kryetare të Komisionit të Integrimit dhe që kam jetuar në Amerikë kjo më ka bërë të kem njëlloj avantazhi nga politikanët e tjerë. Këtë afrimitet jamë munduar që ta ruaj dhe ta ushqej.

Ambasadorja amerikane dhe ambasadorë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë time në politikë dhe ata mendojnë se pluralizmi në Shqipëri është i rëndësishëm, konkurrenca është e rëndësishme dhe ata mundohen të mbështesin në mënyrën e tyre dhe jo të ndikojnë. Do jemi parti që do e kërkojmë aleatët perëndimore", tha Hajdari!

 

 

Të fundit