Flash News

E-TJERA

Hajdari: Më thanë ke shkelur mbi gjakun e babait, të isha mashkull do ja kisha futur me shkelm syve

Hajdari: Më thanë ke shkelur mbi gjakun e babait, të isha
Deputetja Rudina Hajdari

Deputeteja Rudina Hajdari duke diskutuar për rolin e grave në politikë, tha se është hasur me 'sulme' të ndryshme.

Ajo tregoi në "Open" se ka pasur raste, kur i kanë thënë se ka shkelur mbi gjakun e babait të saj, vetëm sepse qëndroi në Parlament, kur opozita jashtëparlamentare dogji mandatet.

Ajo ka ashpësuar tonet, ndërsa theksoi se shoqëria është maskiliste.

"Ka pasur raste, mua më kanë thënë, burra në politikë, s’ka rëndësi kush, që kam shkelur mbi gjakun e babait pse kam pranuar të qendroj në parlament. Jam femër, por të ishte në vendin tim një mashkull do ja kishte futur me shkelm syve atij. Këtu jetojmë në një shoqëri maskiliste. Mua më ka përzënë kryetari i partisë vetëm pse pranova të qëndroja aty", tha Hajdari.

Të fundit