Flash News

E-TJERA

Hajdari me tone të ashpra në Kuvend: Në Shqipëri shet më kollaj drogë se gjizë e djathë

Hajdari me tone të ashpra në Kuvend: Në Shqipëri shet

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka folur me tonë të shpra sot nga foltorja e Kuvendit, teksa tha se në Shqipëri është më kollaj të shesësh drogë se sa djathë dhe gjizë.

Ajo u shpreh se shitësit e kokainës gjenden kudo me makina luksoze, ndërsa tregtarët e shesin fshehurazi bulmetin me frikën se policia do i gjobisë.

“Para disa ditësh isha në Elbasan, dhe është për të vënë kujën se si ndërtesa ku shitej bulmeti, ishte thënë se do mbyllej për një muaj për arsye rikonstruksioni dhe sot do bëhen 5 vjet që ajo markatë është e mbyllur. E kuptoni çfarë bëhet?! Sot në Shqipëri është më kollaj të shesësh drogë, heroinë e kokainë, se sa të shesësh bulmet, gjizë, djathë. E kupton çfarë bëhet?! Shitësit e kokainës kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërsa tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se policia po vjen e po i gjobit”, tha Hajdari.

Të fundit