Flash News

E-TJERA

Hajdari ndan foton nga zyrat e reja dhe u bën thirrje qytetarëve: Përfshihuni, projekti i ri do e sfidojë klasën aktuale politike

Hajdari ndan foton nga zyrat e reja dhe u bën thirrje qytetarëve:

Deputetja Rudina Hajdari ka ndarë një foto në profilin zyrtar, krahas së cilës shkruan:ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike.

Hajdari u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfshihen në partinë e re me argumentin se duhet të nisë një epokë e re, ku shteti i përket qytetarëve.

Postimi i plotë:

Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike.

Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë.

Regjistrohu te rudinahajdari.al dhe organizojmë një takim.

Na shkruaj!

Të fundit