Flash News

E-TJERA

Hajdari: Rama do të qendrojë si sulltan, Bashës i pëlqen modeli rus dhe eleminon bashkëpunëtorët

Hajdari: Rama do të qendrojë si sulltan, Bashës i pëlqen
Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës në Kuvend ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe opozitës. Ajo tha se vetëm kur gjyqësori do të guxonte te hetonte politikën, vendi do të ishte pranë BE-së.

Hajdari akuzoi kryeministrin Edi Rama se i pëlqen ideja të qendrojë si sulltan, ndërsa për kryedemokratin Lulzim Basha tha se i pëlqen modeli rus i qeverisjes, pasi eliminon të gjithë bashkëpunëtorët.

Sipas saj, Rama dhe Basha nuk e duan integrimin europian të Shqipërisë.

"Imagjinoni pak Edi Ramën, Lulzim Bashën Ilir Metën, të përballen me ligjin, ku gjyqësori do të ishte i pavarur dhe të guxonte të hetonte politikën. Nëse arrihen këto atëherë ne do të arrijmë të imagjinojmë përfundimin e procesit të integrimit Europian. Jam një nga ato persona që jam sulmuar më shumë në Shqipëri, më është hedhur kaq shumë baltë dhe vrer kur vendosa të mos e djeg mandatin.

Më lejoni të them që ky vullnet nuk ekziston, këtij që është sot në pushtet i pëlqen ideja të qendrojë si sulltan. Ai që qendron jashtë që do të bëhet kryeministër i pëlqen modeli rus i qeverisjes, pasi eliminon të gjithë bashkëpunëtor që japin gjak e vlerë PD, ai i shpall armiq deri në vdekje do të sundojë edhe nëse selia e tij kthehet në një barake. Nuk e duan intergimin sepse është më shumë fuqi për gjyqësorin, për drejtësinë, këta nuk e duan procesin e integrimit sepse e kanë në plan të grabisin çdo pronë më vlerë në këtë vend. E pasi ta bëjnë të gjithë këta me plaçkën e vjedhur do të jetojnë në një vend tjetër", tha Hajdari.

Të fundit