Flash News

E-TJERA

Hajdarmataj: Nuredin Dumani ka bashkëpunëtorë në polici

Hajdarmataj: Nuredin Dumani ka bashkëpunëtorë në polici

Nuredin Dumani u arrestua dy ditë më parë, pasi dyshohet se kishte shënjestrtuar Talo Çelën në përplasjen me armë në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Ish-drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj, tha për RTV Ora se kriminelët dhe grupet e tyre të strukturuara kanë miq në sturkturat e policisë, të cilët i japin mbështetje dhe siguri, duke theksuar këtu rastin e Nuredin Dumanit.

Hajdarmataj e cilëosi shqetësues fakti që kriminelët enden të lirë me armë e makina, duke theksuar se vlen për t’u parë nëse janë raste sporadike apo bëhet fjalë për një bashkëpunim të mirëfilltë mes policisë dhe krimit.

“Policia e shtetit ka dështuar në parandalim, pasi ishin kundërshtaret e Dumanit ata që tentuar që të ekzekutonin Dumanin, sepse për policinë do të ishte kryer një krim tjetër. Ne duhet të na shqetësojë një fakt, që si ka mundësi që këta njerëz të grupeve kriminale që akuzohet për vrasje enden dhe lëvizin lirshëm në akset kryesore të Shqipërisë. Kemi dy grupe kriminale me armë në makina dhe të pashqetësuar. Ky është shqetësimi që ne kemi si qytetar. Këto grupe kanë një mbështetje te policia dhe bashkëpunëtorët si dhe në media, sepse kanë një siguri. Këta kriminelë kanë bashkëpunëtorë edhe në strukturat e policisë. Edhe në policitë perëndimore ka punonjës që janë lidhur me grupe kriminale, por problemi është nëse është shqetësues apo janë raste sporadike. Për mua kriminalizimi më i madh i policisë ka ndodhur gjatë kohës së Tahirit në kohën e kanabizimit masivisht”, u shpreh Hajdarmataj.

Të fundit