Flash News

E-TJERA

"Hajde, se ka rënë zjarr", eksperti: Kishte njerëz në gjumë kur pallati pranë QSUT po digjej

"Hajde, se ka rënë zjarr", eksperti: Kishte njerëz

Një zjarr masiv që përfshiu një pallat banimi pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka nxjerrë në pah problematika serioze të sigurisë.

Ngjarja shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa disa banorë dhe efektivë zjarrfikës u trajtuan për asfiksi.

I ftuar në emisionin ‘Top Story’, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço analizoi situatën, duke theksuar se vetëm ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve parandaloi një tragjedi.

 Sipas tij, një nga problemet më kritike ishte mungesa totale e një sistemi alarmi në ndërtesë, çka bëri që shumë banorë të ishin ende në gjumë.

Aty kishte akoma njerëz në gjumë, që duhej t’i zgjonin heronjtë dhe t’i thoshin: ‘Hajde, se ka rënë zjarr!’”, deklaroi Karamuço.

Ai ngriti alarmin edhe për veshjet e shumicës së pallateve me polisterol, një material lehtësisht i ndezshëm.

“Gati 70% e pallateve janë me këto veshje. Me një shkëndijë elektrike mund të ketë një katastrofë”, paralajmëroi eksperti, duke sugjeruar heqjen e tyre.

Karamuço theksoi nevojën për mbështetje më të madhe për zjarrfikësit, duke i cilësuar heronj që përballen me rreziqe ekstreme, si tymi toksik.

“Duhet një rrogë më e madhe për ata zjarrfikës, sepse janë heronj”, përfundoi ai.

Të fundit