Flash News

E-TJERA

Hakerat publikojnë 214 dëshmi penaliteti të punonjësve të Ministrisë së Brendshme

Hakerat publikojnë 214 dëshmi penaliteti të punonjësve

“Homeland Justice” ka publikuar dokumente të reja nga të dhënat sekrete. Hakerat iranianë kanë publikuar 214 certifikata dhe dëshmi penaliteti të punonjësve të Ministrisë së Brendshme.

Publikimi i dokumentit është bërë në një nga kanalet e tyre në Telegram.

Certifikatat dhe dëshmitë e penalitetit janë lëshuar nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

Më herët ‘Homeland Justice’ publikoi edhe dokumente me patentat e shqiptarëve ku shfaqeshin edhe të dhëna të tjera si: emrat, mbiemrat, vitet e lindjes, adresat si dhe targat e automjeteve.

Të fundit