Flash News

E-TJERA

Hakerat rusë vjedhin WhatsApp? Reagon ambasada: Jemi të befasuar, teksti i mashtruesve është në gjuhë portugeze

Hakerat rusë vjedhin WhatsApp? Reagon ambasada: Jemi të befasuar,

Vjen reagimi i ambasadës ruse pas qarkullimit të informacioneve në mediat shqiptare se hakera rusë po tentojnë të vjedhin të dhëna të aplikacionit WhatsAppnë telefonat e qytetarëve.

Në një status në facebook, ambasada ruse iu përgjigjet më tepër interesit të disa mediave pas kërkesave për të sqaruar si qëndron e vërteta e këtij informacioni, ndërsa mohon përfshirjen mundësinë e nderhyrjes nga rusia mbi sulmet kibernetike të ndodhura se fundmi në vendin tonë.

“Në lidhje me kërkesën e një numri mediash shqiptare në adresë të Ambasadës për të sqaruar informacionin mbi gjoja “sulmet e hakerave rusë që vjedhin të dhënat e përdoruesve të WhatsApp” apo që “atakojnë redaksitë e mediave lokale” dëshirojmë të njoftojmë si më poshtë. Jemi të befasuar nga mosdëshira e një sërë gazetarësh/redaktorësh të faqeve online të mediave lokale për të kontrolluar informacionin burimor të publikuar.

Në këtë rast bëhet fjalë për mesazhin e Policisë së Shtetit, në të cilin tregohet saktë dhe qartë se “përdorues të panjohur” janë përpjekur të kenë akses në llogaritë e WhatsApp. Në lidhje me këtë rregullatori shtetëror u bën thirrje qytetarëve të vendit të jenë vigjëlentë dhe të mos bien pre e mashtruesve. Në njoftim nuk përmenden hakera rusë apo çfarëdoqoftë. Për më tepër, teksti i mesazhit të mashtruesve, i sjellë në disa portale si shembull, është shkruar në gjuhën portugeze (!). Është për të ardhur keq që disa gazetarë vendas nuk mundën të bëjnë dallimin mes gjuhës së grupit roman dhe asaj të grupit sllav (u këshillojmë që në raste të tilla të përdorin të paktën një përkthyes automatik të shërbimeve të kërkimit)”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Policia e Shtetit sqaroi disa ditë më parë se bëhet fjalë për ‘Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe marrjen e të drejtave të hyrjes në aplikacionin “WhatsApp” nga persona të paautorizuar.

Aplikacioni “WhatsApp” aktivizohet nëpërmjet një procedure, e cila është e përcaktuar nga kompania dhe për të bërë lidhjen e aplikacionit me numrin e telefonit të përdoruesit ose krijimin e llogarisë, kompania “WhatsApp” dërgon një kod gjashtëshifror në numrin tuaj të telefonit.

 

  

Të fundit