Flash News

E-TJERA

Hakerat sfidojnë qeverinë, nxjerrin në shitje sekretet e shtetit shqiptar

Hakerat sfidojnë qeverinë, nxjerrin në shitje sekretet e shtetit

“Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!”.

Hakerat sfidojnë qeverinë, nxjerrin në shitje sekretet e shtetit

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama një ditë më parë në rrjetet sociale, por hakerat kanë sfiduar qeverinë dhe së fundmi kanë nxjerrë në shitje të dhënat e serverëve që ata disponojnë.

Lëvizja vjen pasi vendi u godit nga një tjetër sulm kibernetik i ardhur nga Irani, e për pasojë u bllokua sistemi TIMS dhe puna në të gjitha pikat kufitare për disa orë.

Kështu, hakerat që identifikohen me faqen “Homeland Justice”, në rrjetet sociale ofrojnë 800 GB me të dhëna për 900 dollarë.

 Hakerat sfidojnë qeverinë, nxjerrin në shitje sekretet e shtetit

Kujtojmë se pak ditë më parë, qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, sepse pas hetimeve rezultoi se hakerat mbështeteshin drejtpërdrejtë me Iranin.

Këta të fundit akuzohen se ishin autorë edhe të një tjetër sulmi kibernetik më 15 korrik në vendin tonë, ku u sulmua administrata dhe ministritë duke bërë publike komunikimet përmes e-maileve.

 

Të fundit