Flash News

E-TJERA

Hakerohet faqja zyrtare e RTSH, shfaqen lajme të rreme për Kosovën

Hakerohet faqja zyrtare e RTSH, shfaqen lajme të rreme për

Faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqiptar është vendosur në shënjestër të një sulmi kibernetik. Mediat në Kosovë kanë hedhur dyshime se hakerat janë serbë.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, kur përdoruesit që vizitonin faqen zyrtare të RTSH-së shfaqeshin lajme të rreme për Kosovën, me titutj “Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi”.

RTSH ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" ku shkruan se po punojnë për të rikthyer sigurinë dhe për të fshirë çdo përmbajtje te papërshtatshme që është publikuar.

“Llogaria jonë ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar postime të paautorizuara. Po punojmë për të rikthyer sigurinë dhe për të fshirë çdo përmbajtje të papërshtatshme.

Ju këshillojmë te mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe të raportoni çdo aktivitet te pazakontë. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

Të fundit