Flash News

E-TJERA

Hakeroi sistemin e SPAK, GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-kreut të Burgjeve

Hakeroi sistemin e SPAK, GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-kreut të

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të tre të pandehurve të cilët akuzohen se hakeruan dhe vodhën të dhëna nga tre kompjuterët e SPAK.

GJKKO do të gjykojë nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin, ish-punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjoni.

Sulmi kibernetik ndaj Prokurorisë së Posaçme ndodhi më 12 mars. Hakerët tentuan të merrnin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.

Të fundit