Flash News

E-TJERA

Hakmerret Kremlini/ Dëbon diplomaten shqiptare: Autoritetet shpallën ‘non grata’ zyrtarin tonë për pikë politike para zgjedhjeve  

Hakmerret Kremlini/ Dëbon diplomaten shqiptare: Autoritetet shpallën
Jonida Drogu, diplomatja e dëbuar ne Rusi

Rusia thotë se po dëbon një diplomate shqiptare si një lëvizje pasi Tirana i kërkoi një diplomati rus të largohej me argumentin e shkeljes së rregullave të bllokimit të vendosura për pandeminë e koronavirusit në mënyrë të përsëritur.

Ministria e Jashtme tha në një deklaratë këtë të hënë se sekretari i parë i Ambasadës Shqiptare në Moskë ishte shpallur "persona non grata" dhe ishte urdhëruar të largohej nga vendi brenda 72 orësh, raporton media ruse Sputnik News. 

Bëhet fjalë për diplomaten Jonida Dogu.

Masa vjen rreth dy javë pasi qeveria shqiptare njoftoi se kishte shpallur ‘non grata’ sekretarin e parë të Ambasadës Ruse në Tiranë, duke përmendur shkelje "të përsëritura" të kufizimeve të pandemisë nga diplomati që nga Prilli i vitit 2020.

Në deklaratën e saj në 8 Shkurt, Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti vendimin shqiptar një "provokim" dhe tha se diplomati i saj u përjashtua "me një pretekst plotësisht të sajuar".

Ajo akuzoi autoritetet shqiptare se kjo lëvizje ka qenë e qëllimshme për të fituar "pikë politike" përpara zgjedhjeve parlamentare në prill.

Në vitin 2018, Shqipëria dëboi dy diplomatë rusë, duke thënë se aktivitetet e tyre nuk ishin në përputhje me statusin e tyre diplomatik.

Tirana rifilloi marrëdhëniet diplomatike me Moskën në 1991, 30 vjet pasi regjimi i atëhershëm komunist i vendit ndërpreu lidhjet e ngushta më parë me Rusinë.

Të fundit