Flash News

E-TJERA

Halim Kosova: Gati të marr Ramën në telefon, e zgjidh për dy javë situatën e pandemisë

Halim Kosova: Gati të marr Ramën në telefon, e zgjidh për dy

Ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova është zotuar se do ta zgjidhte për dy javë situatën e pandemisë nëse kryeministri Rama do ja linte atij në dorë.

Halim Kosova tha se është i prerë për masa shtrënguese, por sipas tij, qeveria nuk vepron kështu për shkak se ka hall se shkakton krizë ekonomike para zgjedhjeve dhe do të ndikonte në rezultat.

“Unë nuk jam njeri që kthehem mbrapa. Më vjen që ta marr në telefon e t’i them Ramës ma lër mua këtë punë e do e ndryshoj për 2 javë. Në Tiranë janë ndarë nga jeta 38 vetë. ‘Vuante nga zemra po e kapi edhe covidi‘. Nëse Rama do të më linte në dorë situatën, e cila është shumë e vështirë, do e zgjidhja për dy javë. Ministria e Shëndetësisë le të vendosë numra telefoni në dispozicion të të sëmurëve me diabet apo sëmundje të tjera, që preken nga Covid, duke iu afruar qetësinë për pikëpyetjet që janë. Jam i prerë për masa shumë shtrënguese, por Qeveria mendon se ka zgjedhjet përpara dhe do të shkaktonte një krizë ekonomike para zgjedhjeve që do të ndikonin në rezultat. Duhen masa të prera për dy javë, dhe do të shikoni se situata do të ndryshojë. Situata shëndetësore nuk ndërtohet në kohë pandemie, por që kur je fëmijë.", tha dr. Kosova në emisionin "Open".

 

Të fundit