Flash News

E-TJERA

Halim Kosova refuzon kandidaturën për President: Propozim dinjitoz, por nuk është prioriteti im

Halim Kosova refuzon kandidaturën për President: Propozim dinjitoz,

Halim Kosova, ka folur për herë të parë pasi emri i tij u propozua nga disa deputetë deemokratë si Presidenti i ri i vendit.

Në një intervistë në News 24, doktor Kosova ka vlerësuar propozimin e ardhur nga radhët e demokratëve teksa e ka cilësuar mjaft dinjitoz. Kosova u shpreh se do të përqëndrohet në profesionin e tij duke u fokusuar në ndihmat për familjet në nevojë.

“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar, por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, tha Kosova.

Të fundit