Flash News

E-TJERA

Halit Valteri: Pas Metës, do kallëzoj në SPAK edhe një deputet aktual që ka qenë ministër

Halit Valteri: Pas Metës, do kallëzoj në SPAK edhe një

Ish-deputeti i opozitës dhe ish kandidati i PS për deputet, Halit Valteri së fundmi ka bërë një kallëzim në SPAK për presidentin Ilir Meta.

I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Valteri tha se në javët në vijim do të denoncojë edhe një deputet aktual, i cili në të shkuarën ka qenë ministër, duke mos e bërë të ditur identitetin e tij.

“Arsyeja është se jam kontaktuar nga një koleg i juaji austriak dy javët e fundit, që më ka nisur me e-mail disa dokumente për presidentin e vendit tim. Isha skeptik tek kjo pjesa se mendova mos është një “Gjueti shtrigash”, por ai mi dërgoi se isha i vetmi person që isha marrë duke denoncuar këtë pjesë dhe kur pashë materialet thashë pse jo ti bëj një shërbim vendit tim.

Unë nuk e kam për herë të parë denoncimin dhe ky nuk do të jetë i fundit. Javën që vjen kam një denoncim tjetër për një zyrtar tjetër. Janë tre dosje që po hetohen dhe ka materiale dhe shpresoj që drejtësia të vihet në punë e të mos lihet në pluhurin e harresës. Ky person është një deputet aktualisht dhe një ish-ministër”, tha Valteri.

 

Të fundit