Flash News

E-TJERA

Hamilton barazon Schumacher, shpallet 7 herë kampion bote në Formula 1

Hamilton barazon Schumacher, shpallet 7 herë kampion bote në Formula 1
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton është shpallur kampion bote për të shtatën herë në Formula 1, duke bazazuar kështu legjendën Michael Schumacher për numrin e titujve.

Britaniku do të ketë mundësinë të vendosë rekordin e ri sezonin e ardhshëm, teksa doli i pari në Çmimin e Madh të Turqisë.

Hamilton la pas Perez dhe Vettel, që u renditën në podium, pasuar nga piloti tjetër i Ferrari, Leclerc.

Piloti i Mercedes vijon të jetë dominues në Formula 1, teksa në shtatë sezonet e fundit është shpallur gjashtë herë kampion bote.

Nga viti 2014, vetëm në vitin 2016 britaniku nuk ia doli të merrte titullin.

Të fundit