Flash News

E-TJERA

Hapen aplikimet për biletat e ndeshjes Poloni – Shqipëri, përzgjedhja me short elektronik

Hapen aplikimet për biletat e ndeshjes Poloni – Shqipëri,

Duke filluar nga e hëna, tifozët shqiptarë do të kenë mundësi të aplikojnë për një biletë në ndeshjes Poloni-Shqipëri, sfidë e cila luhet më 26 Mars. Biletat mund të gjenden në platformën t-Ticket.

Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar se tifozët duhet të regjistrohen paraprakisht në platformë duke krijuar një llogari personale dhe çdo aplikant do të ketë mundësi të aplikojë vetëm për dy bileta, as më pak e as më shumë.

Për shkak të numrit të kufizuar të biletave në dispozicion për tifozët kuqezi, përzgjedhja do të bëhet përmes një shorti elektronik. Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për një periudhë 48 orë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, sistemi do të përzgjedhë në mënyrë rastësore aplikantët fitues.

Fituesit do të njoftohen përmes email-it, ku do të marrin një link të personalizuar për të përfunduar pagesën e biletave. Pasi të kenë përfunduar të gjitha këto etapa, tifozët fitues do të marrin një link përkatës për të aksesuar biletat e tyre.

Të fundit