Flash News

E-TJERA

Hapen portat e HEC-it në Librazhd, përmbyten tokat. Si paraqitet situata nga moti i keq

Hapen portat e HEC-it në Librazhd, përmbyten tokat. Si paraqitet

Moti i keq ka përkeqësuar situatën në Librazhd. Fshatrat Polis Sheh dhe rruga për në Fushë Bull është bllokuar nga prurjet e lumit Gostima.

Gjithashtu një nga problemet më të mëdha në Rrapun-Togës-Kuturman është hapja e digës së Hec-it, ku ka shkaktuar përmbytjen e tokave dhe bllokimin e disa banesave.

Ndërkohë emergjencat civile bëjnë me dije se disa qarqe janë problematike. Në njësinë administrative Ana Malit, Shkodër, 400 hektarë tokë janë përmbytur. Gjithashtu ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Në njësinë administrative Zejmen, Lezhë, mbi 200 hektarë janë nën ujë. Në Mirditë ka rritje të prurjeve të përroit të Zmejës, në afersi të qytetit Rrëshen, i cili është në kuotë kritike.

Ndërkohë në Kurbin ka prezencë uji në lagjen Sanxhak. Në lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës përroi i “Çullos” ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat.

Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra, ndërkohë që ka tendencë rritjeje të nivelit të lumenjeve Vjosë, Seman dhe Shkumbin. Në aksin Elbasan-Qafe Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice ka pasur rënie inertesh.

Të fundit