Flash News

E-TJERA

Hapet aksi i By pass-it të Vlorës, Rama: Shkurton lëvizjen dhe lehtëson qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit të verës

Hapet aksi i By pass-it të Vlorës, Rama: Shkurton lëvizjen dhe

Hapet aksi i By pass-it të Vlorës, i cili do të shërbejë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe të ulë trafikun përgjatë sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar aksin si një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare.

“Një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila do të shkurtojë lëvizjen, nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut, tanimë është në prag të përfundimit, por e hapur për lëvizjen e pushuesve”, shkruan Rama në Facebook.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se ky aks rrugor do të monitorohet me radar.

“By Passi do të monitorohet me radar, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Puna do të vazhdojë”, tha ministrja.

 

Të fundit