Flash News

E-TJERA

Hapet gara për zv.drejtorin e BKH-së, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Hapet gara për zv.drejtorin e BKH-së, kriteret që duhet të

Pas zgjedhjes në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të Joni Ketës, radha i ka ardhur dhe zv.drejtorit të këtij institucioni të drejtësisë. Ashtu siç është raportuar me herët, vendi i zv.drejtorit ka qenë vakant. Kusht për të garuar në këtë post e kanë vetëm hetuesit e BKH-së.

Kriteret:

Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a. Kërkesë për aplikim;

b. Një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale;

c. Jetëshkrimi;

d. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

e. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

f. Certifikatë mbi njohurit e gjuhës angleze.

Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në datën 22.01.2026.

Të fundit