Flash News

E-TJERA

Hapet memoriali i ushtarëve të rënë grekë në Dropull, policia nis hetimet

Hapet memoriali i ushtarëve të rënë grekë në

Disa persona të paidentifikuar në Gjirokastër kanë hapur memorialin e ushtarëve të rënë grekë në Dropull. Policia ka nisur hetimin e menjëhershëm për të identifikuar personat përgjegjës të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, ndërsa policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për rastin.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Postës së Policisë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në datën 23.07.2021, në fshatin Vodhinë, Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në luftën e dytë botërore.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.  

Të fundit